• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Saras dhe Kumud humbasin… ja çfarë do të ndodhë nesër

Familjarët dërgojnë Sarasin dhe Kumudin diku që ata të marrin ushqimin për dasmën. Saras dhe Kumud nisen me makinë. Kumud i thotë atij se nuk ka për t’i folur. Saras i jep makinës me shpejtësi dhe Kumud i kerkon të ulë shpejtësinë. Ata arrijnë tek vendi dhe zihen për menunë e dasmës. Duke zgjedhur ushqimet ata përfundojnë në një dhomë të ftohtë frigoriferike ku mbahen ushqimet dhe mbeten brenda. Dyqani mbyllet dhe dritat fiken. Saras mundohet të hapë derën por është e kyçur. Kumud ka ftohtë dhe Saras i jep asaj xhaketën e tij. Me pas Saras e përqafon Kumudin dhe ata nuk zihen më. Të gjithë shqetësohen për Sarasin dhe Kumudin. Vidiaçatur i telefonon Sarasit por nuk arrin të lidhet. Saras sheh një dritare dhe mundohohet të thyejë xhamin. Ata dalin nga dritarja dhe shkojnë në shtëpi. Të gjithë habiten kur Saras dhe Kumud i tregojnë çfarë ndodhi. Në darkë Kumud mendon për çastet me Sarasin në dhomën frigoriferike. Saras vjen në dhomën e saj dhe ata pijnë kafe të nxehtë bashkë. Saras i thotë se nesër është ceremonia Sanget dhe ai është shumë i lumtur. Ai i kërkon Kumudit të kërcejë. Kumud i thotë se është edhe dasma e tij, edhe ai duhet të kërcejë. Saras i thotë se nuk mundet sepse ajo qeshi herën e fundit kur ai kërceu. Kumud i thotë atij te vijë nesër për të mësuar kërcimin. Dugba vjen dhe Saras fshihet por ajo e sheh. Edhe Gunial vjen dhe sheh Sarasin në dhomën e Kumudit. Vidiaçaturi vjen dhe pyet Kumudin si ndihet. Dugba i thotë se Kumud nuk ka nevojë për ta sepse ka Sarasin tani. Të gjithë largohen. Në mëngjes fillon ceremonia Sanget. Kumudi i mëson Sarasit disa hapa kërcimi. Ajo arrin t’i marrë Sarasit perlën.