• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Saras dhe Kumud fejohen… ja çfarë do të ndodhë nesër

Saras dhe Kumud shkëmbejnë unazat. Kusumi qan e lumtur që i sheh ata bashkë. Dugba bekon Kumudin dhe Sarasin. Saras i tregon gjyshit se erdhi vonë për shkak se ju shpua goma makinës. Saras nxjerr nje copë fustani dhe thotë se e gjeti pranë makinës. Kalika shqetësohet sepse Jash do e identifikojë fustanin e saj. Ajo shkon në shtëpinë e Sarasit dhe e merr copën por frikësohet kur sheh Kusumin duke ardhur. Ajo fshihet. Kusum mbyll derën e shtëpisë dhe Kalika mbetet brenda. Kalika sheh që Kusum ka harruar telefonin dhe ja merr atë. Kusum kthehet të marrë telefonin dhe Kalika del jashtë. Në mëngjes, Kumud, Kusum dhe Kumari shkojnë në shtëpinë e Sarasit. Kusum dhe Kumari e mbajnë Sarasin me muhabet ndërsa Kumud kërkon perlën në dhomën e tij. Saras dëgjon zhurmë në dhomën e tij por Kusum mundohet të ndalojë Sarasin mos të shkojë në dhomë. Kumud e gjen perlën poshtë krevatit. Ajo i thotë vajzave të shkojnë. Saras e kupton që Kumud i ka marrë perlën. Ai i thotë Dugbas se Kumud ka vjedhur perlën e rremë dhe e ka ai të vërtetën. Jashi dëgjon bisedën e tyre. Kumudi sheh perlën dhe pyet pse nuk shkëlqen. Jashi shkon tek ajo dhe i thotë se perla është e rreme. Kumudi i thotë se ajo kërkoi kudo. Jashi i thotë se dëgjoi se Saras e mban perlën afër zemrës që do të thotë në xhepin e këmishës së tij. Saras vjen dhe Kumudi qan. Ajo e përqafon Sarasin dhe ja merr perlën. Saras e pyet çfarë ka ndodhur. Kumudi i tregon perlën dhe qesh. Saras vrapon t’i marrë perlën. Gjyshi qesh duke i parë. Saras arrin t’ja marrë perlën. Të gjithë qeshin sepse Saras dhe Kumud zihen me njëri tjetrin.