• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Saras dhe Kumud bëhen prindër, ja çfarë do të ndodhë të hënën (Episodi i fundit)

Në familjen Desai diskutohet nëse Kumud do të lindë djalë apo vajzë. Kumud thotë se do djalë. Gunial thotë se nuk ka rëndësi çfarë gjinie do ketë fëmija, rëndësi ka të jetë i shëndetshëm. Megjithatë ajo votën e saj e jep për djalë pasi për vete ka bërë vajza. Dugba voton për një vajzë pasi ka shumë djem tashmë. Edhe Sarasvati thotë se ka shumë djem dhe e jep votën për vajzë. Gjithashtu edhe mamaja e Jashit voton për vajzë. Deni thotë se fitoi shkruan revistawho.com. Sarasvati u thotë djemve të largohen pasi fillon ceremonia. Dugba dhe gratë bëjnë ritualin. Saras kënaqet që i sheh ato të lumtura. Kumud fillon të ndihet jo mirë. Saras e shikon dhe shqetësohet. Kumud ndjen dhimbje dhe thërret Sarasin duke qarë. Ata e çojnë Kumudin në spital. Doktoresha thotë se Kumud duhet të operohet. Saras thotë se është akoma 7 muajsh. Doktoresha thotë se nuk ka zgjidhje tjetër dhe rrezikon mamaja dhe bebi shkruan revistawho.com. Saras shkon tek Kumudi. Ajo i thotë të kujdeset për bebin. Saras i thotë se asgjë nuk ka për t’i ndodhur asaj. Kumud thotë se do që të jetojë dhe të shohë bebin e saj. Saras i kërkon Kumudit të jetë e fortë dhe mundohet t’ja largojë mendjen duke e pyetur çfarë do djalë apo vajzë ndërsa atë po e operojnë. Kumud thotë se do një djalë si ai që e do mamin shumë. Më pas ata diskutojnë për emrin shkruan revistawho.com. Doktoresha thotë: Urime jeni bërë me vajzë. Kumud dhe Saras qeshin. Ata shohin bebin. Bebi fillon qan dhe familjarët që ndodhen jashtë e dëgjojnë dhe qeshin të lumtur. Saras del jashtë dhe u thotë atyre së është vajzë shkruan revistawho.com. Deni kërcen sepse fitoi bastin. Saras u thotë se Kumud dhe bebi janë mirë. Saras dhe Kumud ja vendosin emrin vajzës Sanskriti pasi të dy janë me një mendje. Familja bën foto. FUND!/revistawho.com