• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Saras arrin të gjejë ku është Kumudi… ja çfarë do ndodhë nesër

Sunanda i thotë Kumudit të hajë sepse duhet të kërcejë për burrat e pasur. Kumud i thotë se më mirë vdes sesa të hajë, edhe nëse vdes nuk do kërcej. Xhugnu, personi që pa Kumudin dhe i pëlqeu i thotë Sunandas se nëse Kumudi nuk do të kërcejë, ta lërë të shkojë. Sunanda i thotë pse, e dashuron atë. Saras merr vesh nga mamaja e nxënëses së Kumudit se ajo e ka takuar Kumudin në një dyqan duke pyetur për disa byrzylykë. Saras shkon tek dyqani me foton e Kumudit. Shitësi i thotë se e çoi Kumudin në Sundarnagar, qytet në Indi. Saras niset për atje. Dy vajza shkojnë tek Kumudi dhe i çojnë ushqim. Njëra nga ato i tregon Kumudit historinë e vet dhe i thotë se quhet Kusum. Kumud qan dhe mendon për Kusumin. Kumud më në fund ha. Edhe Kusum kujton Kumudin dhe qan. Deni e qetëson atë. Sunanda i telefonon Gumanit dhe i thotë të harrojë se ka nuse. Xhugnu i jep para Sunandas dhe i thotë të lirojë Kumudin. Sunanda i thotë se ai është dashuruar më të dhe i thotë se nesër do i japë para të tjera. Saras arrin në Sundarnagar. Dikush i vjedh kuletën në të cilën kishte foton e Kumudit. Saras gjëmon hajdutin. Hajduti nxjerr thikën. Një burrë hyn në mes dhe hajduti largohet. Saras i bërtet personit pasi hajduti iku me kuletën ku kishte foton. Personi e pyet kë po kërkon. Saras i thotë gruan time, ajo kishte byrzylykë me vete. Personi e identifikon Kumudin pasi është tranvestiti që ndihmoi Kumudin. Ai i thotë Sarasit se Kumud po kërkonte për Gumanin dhe i thotë se ajo shkoi në treg. Saras e falenderon atë dhe nisen për tek tregu. Xhugnu i lutet Sunandas që Kumudi mos të kërcejë. Ai i thotë se do martohet me Kumudin. Sunanda i thotë më jep 20 lak ose harrojë atë. Saras sheh hajdutin. Ai arrin t’ja marrë kuletën. Kërcimtarja me emrin Kusum shkon tek Kumud dhe i çon një fustan që ajo të kërcejë. Kumud i thotë se ajo s’ka për ta veshur. Kërcimtarja i thotë se ajo duhet ta veshë që t’i mashtrojë ata sikur ka pranuar të kërcejë dhe më pas të largohet. Kumud i thotë se do e veshë por nuk ka për të kërcyer. Sunanda vjen duke buzëqeshur.