Prashant vjen të takojë Kumud dhe Saras. Saras nuk është në shtëpi. Kumud e mirëpret atë. Prashant e pyet Kumudin çfarë pune bën. Kumud i thotë se është mësuese në Ratnagiri. Ai e pyet nëse i pëlqen gatimi. Kumud i thotë po. Prashant e pyet nëse ajo mund të gatuajë sultjash. Kumud i thotë se kur ta bëjë do i japë edhe atij. Nga ana tjetër Anushka tallet me Kabirin. Kabir i thotë mos ta detyrojë përndryshe… dhe e shtyn atë drejt murit. Anushka i thotë përndryshe çfarë? Kabir e shikon atë dhe afrohet më shumë. Anushka e shtyn atë dhe shkon në dhomën e saj e mbyll derën. Saras vjen në shtëpi dhe gjen Prashantin. Saras e përshëndet atë dhe i thotë të pinë çaj bashkë. Prashant i thotë se ka takim me dentistin dhe largohet shkruan revistawho.com. Kumud rregullon rrobat dhe nuk gjen një shall. Shallin e ka Prashanti i cili është duke qeshur teksa prek shallin. Saras dhe Kumud marrin në telefon familjen në Ratnagiri dhe flasin me ta. Shërbëtorja vjen dhe Kumud nuk është dakort që të kenë shërbëtore. Saras i thotë Kumudit se ajo bën punë gjithë ditën dhe ai nuk e solli që ajo të bëjë punë por që të kalojë kohën me të. Shërbëtorja bën punët dhe largohet. Kumud shkon pas saj që t’i japë telefonin por dera mbyllet nga era. Kumud ngelet jashtë. Prashant vjen dhe pyet Kumudin çfarë ndodhi. Kumud i thotë se doli jashtë dhe dera u mbyll nga era. Ajo e pyet nëse ai ka çelës. Prashant thotë se nuk ka dhe se do thërrasë bravandreqësin. Ai i thotë Kumudit të vijë tek shtëpia tij. Kumud thotë jo por Prashant insiston. Ajo pranon. Kumud mendon të marrë Sarasin nga telefoni Prashantit por mendon se ai do shqetësohet dhe është dita e parë e punës. Prashant telefonon bravandeqësit të bëjë një çelës të ri. Kumud e falenderon. Prashant e pyet për jetën në Ratnagiri. Kumud i tregon për familjen e saj. Dugba bën lëng mangoje për të gjithë. Anushka e pëlqen dhe kërkon prapë. Kabir e tall atë./revistawho.com