• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Kusum pendohet…lexoni çfarë do ndodhë nesër

Deni kërkon Kusumin teksa ajo është duke ndjekur Sarasin. Saras shkon në një dhomë. Kusum sheh Sarasin duke folur me dikë. Ai thotë: “Ajo çfarë donim ndodhi. Deni dhe Kusum janë afruar. E gjithë familja ju kthye kundër sot dhe Deni e mbështeti. Ajo po e kupton gabimin që ka bërë dhe dashurinë e Denit. Do ndodhë siç e planifikuam ne, Kumud.” Kusum shokohet kur sheh Sarasin dhe Kumudin bashkë. Ata përqafohen. Saras i thotë Kumudit se nëse gjërat nuk ndodhin si ata i kanë planifikuar, ai do kthehet në Dubai përgjithmonë. Kusum i lutet mos ta lërë. Kusumi nga ana tjetër është e habitur. Ajo qëndron prapa derës duke parë Sarasin dhe Kumudin. Kalika dëgjon dikë duke ardhur dhe vrapon. Jashi shfaqet para saj dhe Kalika habitet. Ajo i thotë Jashit të shkojë sepse ajo do vijë më vonë. Kalika shkon në dhomën e Vidiaçaturit dhe i kthen çelësat mbrapsht. Gunial zgjohet dhe sheh Kalikan. Dera bie dhe Kalika i thotë Gunialit se erdhi për ta zgjuar sepse është dikush tek dera. Ato shkojnë të hapin derën dhe është Deni. Deni pyet nëse Kusumi është aty. Më pas diçka bie dhe Deni sheh Kusumin në gjendje shoku. Asaj i bie të fikët. Kalika pyet veten kur erdhi Kusumi. Të gjithë zgjohen dhe pyesin çfarë i ndodhi Kusumit. Edhe Saras vjen aty. Kusumi zgjohet dhe i thotë Sarasit “telefonoji asaj”. Kusum shkon në dhomën ku është Kumudi. Kumudi habitet. Kusumi e sjell Kumudin në dhomën e ndjenjes përpara të gjithëve. Të gjithë habiten kur shohin Kumudin në shtëpi. Vidiaçaturi përqafon Kumudin. Kumud u thotë se ajo ishte në shtëpi që nga dje. Ajo thotë se Saras e solli në shtëpi kur të gjithë shkuan në tempull. Kusum thotë: “Ato e bënë këtë që të më jepnin mua një mësim apo jo motër? Unë nuk e kuptoja por ju më bëtë të pendohem. Shikimi juaj më përvëlon më shumë se ajo flakë. Saras më ka ndëshkuar.” Saras thotë: “Ishte plani im. Kumudi më besoi dhe u largua nga shtëpia. Ne e bëmë këtë për të të afruar ty dhe Denin.” Gjyshi thotë se i mbeshteti ata. Edhe Dugba thotë se i mbështeti. Kusum i kërkon falje Kumudit. Ajo i thotë Kumudit: “Zoti e ka zgjedhur Sarasin për ty. Si mund të mendoja që Saras do bëhej i imi? Unë duhet të bëhesha dëshmitarja e dashurisë tënde dhe jo armikja e dashurisë tënde. Unë isha e verbër dhe egoiste. Ky është ndëshkimi për mua. Pse nuk më vrau Zoti? Pse pranove të ma jepje mua Sarasin?” Kusum bie në gjunjët e Kumudit dhe i kërkon falje për gjithçka që bëri. Ajo thotë se nuk mund t’ja falë vetes. Kumudi e qetëson atë. Kusum i thotë Sarasit se ajo nuk e meriton dashurinë e tij. Saras i thotë Kusumit se çdo gjë është mirë tani. Kumud dhe të gjithë gëzohen që Kusum u pendua. Kusum shkon tek Deni dhe i thotë: “Duhet ta kuptoja çfarë ishte dashuria duke të të parë ty. Unë të kam lënduar shumë por ti gjithmonë je kujdesur për plagët e mia. Unë kam një burrë të dashur dhe nuk e vlerësova por harxhova kohën duke urryer. Më fal.” Deni përqafon Kusumin. Dugba thotë se urrejtja sot humbi dhe dashuria fitoi. Kusum përqafon prindërit e saj. Ajo merr dorën e Kumudit dhe e bashkon me të Sarasit. Kusum i thotë Sarasit ta mbajë dorën e Kumudit përgjithmonë. Të gjithë gëzohen. Kusum i thotë Sarasit të martohet me Kumudin. Gjyshi thotë se do ti martojnë ata. Të gjithë inkurajojnë Sarasin t’i propozojë Kumudit. Saras shkon tek Kumud dhe e pyet nëse do të martohet me të. Te gjithe ngacmojne Sarasin duke i thene se duhet ta thote ndryshe. Jash sjell lule dhe cokollata. Saras i merr lulet dhe cokollatat dhe ulet ne gjunje. Ai i propozon Kumudit. Ai thotë: “Qëkur të pashë ti shfaqeshe në ëndrrat e mia çdo ditë, do martohesh me mua dhe të vish tek shtëpia ime përgjithmonë?” Kumud i merr lulet dhe çokollatat dhe i thotë Sarasit jo. Saras e pyet pse jo? Kumud i thotë: “Sepse unë kam shumë dashuri këtu, pse duhet të shkoj në shtëpinë tënde?” Të gjithë i thonë Kumudit të pranojë sepse Saras propozoi shumë bukur. Kumud thotë se do pranojë vetëm nëse Saras i vërteton se e do më shumë se familja e saj. Saras e pyet çfarë duhet të bëjë. Kumud i thotë se ai duhet të fitojë garën me balona. Deni i thotë Sarasit se është me të. Edhe Kusumi dhe Dugba janë me Sarasin. Saras i thotë Kumudit se do e bëjë të tijën.