• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Kumud shqetësohet…ja çfarë do të ndodhë nesër

Saras mundohet të fluturojë balonën. Kumudi e shikon. Saras thotë se nuk mund ta bëjë këtë dhe se pesë balona janë këputur. Kusumi sjell balona të tjera dhe i thotë Sarasit të mos dorëzohet. Sarasi thotë se nuk ka për ta humbur garën. Kalika i thotë Jashit t’i kërkojë gjyshit çelësat e dhomës. Saras dhe Kumud fluturojnë balonat dhe janë të lumtur bashkë. Kumudi fiton. Saras i thotë se ka për ta mundur nesër.  Të nesërmen Saras dhe Kumud dalin jashtë për garën e balonave. Saras ka në anën e tij Denin, Kusumin dhe Dugban ndërsa Kumudi të gjithë familjen. Vidiaçaturi thotë të fillojë gara. Saras dhe Kumud fillojnë garën me balona. Edhe Vidiaçaturi lëshon balonën e tij dhe Saras fiton kundër Vidiaçaturit. Edhe Kusumi lëshon balonën e saj. Kumudi e mund Kusumin. Gjyshi nuk ndihet mirë dhe të gjithë vrapojnë për tek ai. Kumudi i thotë atij mos të aktrojë. Gjyshi qesh dhe thotë se Saras dhe Kumud janë të zgjuar. Dugba sheh që Saras ka vrarë dorën dhe është duke i dalë gjak. Kumudi shqetësohet dhe i thotë ta lëshojë balonën. Saras i thotë Kumudit se ai mund të lërë gjithçka por jo atë. Kumud i mjekon dorën Sarasit dhe qan. Saras e qetëson. Ai i thotë asaj t’i mbyllë sytë dhe i vendos një copë. Saras e çon Kumudin diku.