• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Kumud qan sepse Saras nuk vjen në fejesë…ja çfarë do ndodhë nesër

Kalika shkon në dhomën e Dugbas dhe dhe kërkon unazën. Dugba kthehet në dhomë. Kalika e gjen unazën dhe dëgjon që dikush po vjen. Ajo fshihet por unaza bie në toke në këmbët e Dugbas. Dugba nuk e sheh dhe largohet nga dhoma. Kalika merr unazën dhe largohet. Dugba shkon tek unaza dhe shokohet kur nuk e gjen aty. Ajo thërret të gjithë. Të gjithë vihen në kërkim të unazës. Gunial thotë se unaza humbi sot në diten e fejesës dhe kjo nuk është shenjë e mirë. Dugba thotë se ajo ka marrë një unazë tjetër të cilën do ja bënte dhuratë Sarasit për dasmën. Vidiaçatur thotë se problemi u zgjidh. Kalika e hedh unazën diku dhe thotë ja ku është unaza. Të gjithë gëzohen. Saras i thotë Kusumit se ai po shkon për të bërë disa punë të rëndësishmë përpara fejesës. Kalika e dëgjon këtë dhe rrëzohet para Sarasit duke derdhur ujë në telefonin e tij. Telefoni i Sarasit nuk ndizet. Ai largohet dhe Kalika e ndjek. Saras shkon tek rrobaqepësi dhe e falenderon që e qepi fustanin. Kalika i shpon gomën e makinës Sarasit dhe fshihet. Saras vjen dhe habitet si ndodhi kjo. Kalika mendon se tani Saras nuk ka si të shkojë në fejesë. Saras nuk ka as celularin për të telefonuar. Të gjithë po bëjnë përgatitjet e fejesës. Kusum është e shqetësuar për Sarasin sepse ai nuk po i përgjigjet në telefon. Edhe Kumud e merr në telefon Sarasin por nuk arrin të flasë me të. Dugba vjen dhe i thotë Kumudit të bëhet gati. Kumudi qan. Saras niset me biçikletë. Të gjithë po presin për Sarasin. Kalika vjen në shtëpi dhe mamaja e Jashit i bërtet që erdhi vonë.Kalika i thotë se ishte në tempull dhe po falej për Kumudin. Jash pyet Kalikan pse e ka të grisur fustanin.Ajo e gënjen Jashin. Saras gjen një makinë rrugë dhe niset me të. Të ftuarit vijnë. Sarasi arrin në shtëpi dhe falenderon personin që e solli. Kumud gëzohet kur sheh Sarasin. Ajo e përqafon. Saras i jep asaj sarin e mamasë së tij dhe i thotë ta veshë sot. Saras dhe Kumud ecin së bashku dhe dalin para të gjithëve. Kalika shokohet kur sheh Sarasin. Dugba sheh Kumudin të veshur me sarin e mamasë së Sarasit. Ajo përqafon Sarasin.