• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Kumud në rrezik… ja çfarë do ndodhë nesër

Dugba tmerrohet kur sheh një mi që ngordh kur ha ladut e sjella nga Anushka. Ndërsa Saras po ushqen Kumudin me ladu Dugba bërtet mos t’i hanë. Saras pyet pse. Të gjithë mblidhen aty dhe Dugba u thotë se miu vdiq kur hëngri ladun. Ajo thotë se ato mund të jenë të helmuara. Të gjithë habiten dhe pyesin kush mund ta ketë bërë këtë. Saras thotë si është e mundur kur ladut erdhën nga shtëpia e Anushkës. Kabir sheh Anushkën të mërzitur dhe i thotë se e di që i mungojnë prindërit por ata do të shkojnë atje pas dasmës. Ai i dhuron Anushkës një varëse. Dugba shkon tek ata dhe i informon për ladut. Anushka thotë se nuk e dintë këtë. Vidiaçatur njofton të gjithë se fejesa e Kabirit dhe Anushkës do bëhet. Të gjithë fillojnë me përgatitjet. Saras sheh një ëndërr sikur Kumud po vdes. Ai shqetësohet shumë. Kumud niset për në shkollë për t’i çuar ëmbëlsira fëmijëve. Saras sheh Kumudin teksa hipën në triçikël dhe një makinë që po vjen me shpejtësi. Ai shqetësohet dhe thërret Kumudin. Triçikëli ndalon dhe Saras vrapon për tek Kumudi. Ai fillon të shqetësohet për të prej ëndrrës dhe i thotë se do e çojë ai në shkollë. Saras dhe Kumud kthehen nga shkolla. Dugba pyet Sarasin pse duket i shqetësuar. Saras qan dhe thotë se nuk do që ta lërë Kumudin vetëm pasi mendon se diçka e keqe do ndodhë. Ai i tregon për ëndrrën. Dugba e qetëson atë. Disa burra vijnë dhe thonë se kanë ardhur për dekorimet. Vidiaçatur thotë se nuk kanë thërritur njeri për dekorime. Anushka thotë se i ka thërritur ajo për një surprizë për Sarasin dhe Kumudin. Vidiaçatur i kerkon asaj t’i thotë për surprizën po Anushka i thotë të presin deri në mbrëmje. Ajo merr një telefonatë dhe Saras e ndjek. Ai dëgjon Anushkën teksa i thotë dikujt në telefon se puna është mbaruar. Saras largohet dhe mendon për fjalët e Anushkës. Ceremonia e fejesës fillon. Anushka sjell surprizën për Sarasin dhe Kumudin. Ajo thotë ta hapë Kumudi por Saras e ndalon. Ai thotë ta hapë Anushka pasi është dita e saj. Anushka shqetësohet./revistawho.com