Saras dhe Kumud vazhdojnë të mos i flasin njëri tjetrit. Saras ikën në punë. Kumud del të blejë zarzavate. Disa gra e pyesin ku jeton. Ajo i thotë se jeton në shtëpinë e Prashantit. Gratë bisedojnë me njëra tjetrën që një vajzë që jetonte në atë shtëpi është zhdukur. Kumud e dëgjon këtë. Kabir merr vesh nga Deni se Anushka nuk ka ardhur për t’u martuar me Kabirin por për projektin dhe ajo do largohet sapo ta mbarojë shkruan revistawho.com. Anushka e dëgjon bisedën e tyre. Kumud pyet Prashantin për vajzën e zhdukur. Prashant e fton atë në shtëpinë e tij për t’ja sqaruar. Ai i thotë se një vajzë jetonte në atë shtëpi por nuk paguante qiranë. Prashant thotë se i dha asaj një muaj kohë për të paguar qiranë por ajo u largua dhe nuk i solli më paratë. Ai thotë se e pa që Saras dhe Kumud ishin të mirë dhe prandaj jua dha atyre me qira. Kusum dyshon sepse Denit i vjen një mesazh nga një vajzë me emrin Kiran. Në Mumbai fillon shiu. Kumud kënaqet. Saras është në punë dhe imagjinon Kumudin duke kërcyer në shi. Kumud telefonon Sarasin dhe i thotë se është shiu i parë i tyre në Mumbai. Saras i thotë se do të donte të ishtë aty me të. Ai i thotë Kumudit që nuk piu mbrëmë por po i dhimbte koka dhe i kërkoi sekretares Nikit t’i sillte një ilaç por i tha mos t’i thoshte Kumudit pasi ajo do bëhej merak. Kumud i kërkon falje që e ka keqkuptuar. Saras i thotë të dalin në një darkë romantike. Ai i thotë të bëhet gati sepse po vjen. Saras i thotë Nikit të anulojë mbledhjen dhe të thërrasë një taksi. Niki i thotë se nuk ka taksi pasi rrugët janë të mbushura me ujë nga shiu. Saras telefonon Kumudin dhe i thotë rrugët janë të bllokuara nga shiu kështu që do vonohet. Kumud bëhet gati dhe pret Sarasin. Koha kalon por Saras nuk vjen. Kumud e telefonon dhe Saras i thotë se është akoma në zyrë pasi rruga është akoma e bllokuar. Ai i thotë se do vonohet. Kumud e zë gjumi duke pritur. Saras kthehet në shtëpi vonë. Ai sheh Kumudin duke fjetur. Kumud zgjohet dhe i thotë të dalin. Saras i thotë se është shumë vonë dhe i kërkon të falur. Kumud i thotë se nuk është faji i tij. Saras i thotë asaj të shkojë disa ditë në Ratnagiri pasi edhe familjen e ka marrë malli për të. Kumud pranon. Në mëngjes Kumud bën valixhen gati por ka një parandjenjë të keqe. Saras e shoqëron atë tek taksia për në aeroport. Kabir takohet me Anushkën dhe i tregon asaj të vërtetën që nuk është vrasës dhe nuk pi. Anushka i thotë se e di pasi dëgjoi bisedën e tij me Denin. Kabir i kërkon të falur. Anushka i thotë se as ajo nuk do që të martohet. Kumud është duke shkuar në aeroport dhe kujton momentet me Sarasin në Mumbai. Ajo qan dhe ndalon taksinë. Anushka thotë se do largohet pas dy ditëve sepse babai i saj i ka prerë biletat. Kabir nuk do që ajo të shkojë. Kusum i thotë asaj të qëndrojë por Anushka i thotë se duhet të prezantojë projektin atje. Prashant nuk e sheh Kumudin në shtëpi. Ai pyet Sarasin ku është Kumudi./revistawho.com