Kabir i thotë Anushkës të hapë derën. Anushka telefonon Kusumin por ajo nuk e hap. Saras shkon në punë. Prashanti vendos të punojë nga shtëpia. Ai sheh Kumudin në ballkon. Ajo është duke folur me lulet. Kur të gjithë kthehen në shtëpi, Anushka u tregon se Kabir do vrasë dikë. Ajo u tregon çfarë dëgjoi. Vidiaçatur i thotë se ajo është keqkuptuar. Kabir del nga dritarja e dhomës shkruan revistawho.com. Anushka mendon se duhet të gjejë prova. Një çift vjen në vendin ku jeton Saras dhe Kumud dhe roja i thotë se Prashanti e ka dhënë shtëpinë me qera. Personi shkon takon Prashantin dhe e pyet kujt ja ka dhënë shtëpinë. Prashant i tregon atij një dokument. Personi me emrin Mahesh sheh foton e Kumudit dhe i thotë Prashantit se e kuptoi pse e ka dhënë shtëpinë. Kabir i vë armën në kokë Anushkës. Anushka i thotë si mund ta bëjë këtë ai ka një familje të mirë. Kabir e paralajmëron të qëndrojë larg tij. Ai largohet. Kumud do që të varë një pikturë në mur. Pastaj ajo kujton që Prashant i tha mos të varnin piktura tek ai mur. Ajo pyet veten pse dhe afrohet. Kumud sheh diçka dhe bërtet: “Saras”. Prashant vjen dhe pyet çfarë ka. Kumud thotë se ka diçka në mur. Edhe Saras vjen. Ai thotë se do shkojë të shohë çfarë ka në mur. Kumud nuk e lejon. Prashant dhe Mahesh shkojnë dhe gjejnë një kameleon në mur. Roja qesh. Prashant i thotë Kumudit se nëse ka ndonjë shqetësim herë tjetër të telefonojë atë. Natën kur Saras dhe Kumud shtrihen të flenë ata dëgjojnë një muzikë të lartë. Kumud shkon dhe i bie ziles. Një plakë del dhe Kumud i thotë të ulë volumin. Plaka i thotë se nuk fle dot pa muzikë të lartë dhe ky është Mumbai qyteti që nuk fle. Kumud i thotë se nëse e ul volumin edhe të tjerët do flenë. Plaka i bërtet asaj dhe Sarasit. Saras i kërkon asaj falje. Kumud zihet me Sarasin pse ai i kërkoi falje kur nuk kishte të drejtë. Saras i thotë se ajo ishte një grua e vjetër dhe këto gjëra ndodhin në atë moshë. Kumud nuk është dakort./revistawho.com