• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

SARASVATIÇANDRA/ Flet Anushka: Ju rrëfej skandalin, ika jashtë shtetit dhe personazhi im u zhduk

Eshtë diçka e ditur tashmë edhe për ne, se si funksionon biznesi i telenovelave. Regjisorët mbështeten tërësisht në sistemin e shikueshmërisë. Në këtë mënyrë, nëse bie pak shikueshmëria, regjisori dhe skenaristi ndërmarrin kthesa drastike në histori, për të tërhequr audiencën. Kështu tregon edhe aktorja e famshme nga telenovela “Sarasvatiçandra” në rolin e Anushkës. Duke qenë se audienca ra shumë në një periudhë të serialit, regjisori vendosi që të fuste në film, dy emra shumë të famshëm të ekranit si Aashish Kapoor (Kabir) dhe Srishty Rode (Anushka). Ata i dhanë një rrjedhë të re historisë. Anushka ka qenë në një set fotografik në mal për ski dhe i është dashur të shkëputet nga sheshi i xhirimit për pak kohë. Kur më vonë audienca ra sërish, ajo ra pre e produksionit. Anushka ishte jashtë për setin fotografik të një kalendari, dhe kur u kthye për të aktruar sërish në “Sarasvatiçandra” mësoi se roli i saj nuk ekzistonte, pasi produksioni i kishte dhënë fund personazhit, shkruan sot gazeta “Paloma”. Aktorja Rode (Anushka) pohon se “produksioni as nuk e kish marrë mundimin ta informonte se ka ndodhur diçka e tillë”./ revistawho.com