• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Deni gënjen Sarasin… ja çfarë do ndodhë nesër

Saras dhe Kumud dekorojnë dhomën e Denit dhe Kusumit. Ata kalojnë çaste romantike së bashku. Kumud sheh Gumanin duke u larguar dhe e ndjek. Guman shkon tek një prift dhe e pyet për të ardhmen. Ajo i thotë priftit të vijë tek shtëpia dhe të thotë se nëse djali i saj Deni me nusen afrohen, një person do rrezikojë jetën. Kumud e dëgjon këtë dhe nuk e beson që Guman ka rënë kaq poshtë. Gjyshi ka vendosur të kthehet në shtëpinë e tij. Vidiaçaturi i thotë të qëndrojë por gjyshi e ka vendosur. Ai i bekon të gjithë dhe largohet. Guman i thotë Denit dhe Kusumit se ka thirrur priftin të bëjë ritualin për lumturinë e tyre. Deni gëzohet. Prifti vjen dhe ai thotë gjëra të kundërta nga çfarë i tha Gumani. Ai i thotë Denit dhe Kusumit se së shpejti do kenë një fëmijë. Prifti i thotë Gumanit se një djalë erdhi dhe i tha të thonte kështu. Guman mendon kush është ai. Kabiri vjen dhe i thotë asaj se Kumudi e ka parë atë duke takuar priftin. Guman habitet. Ai thotë se e bëri këtë që ta shpëtonte atë. Kumudi i sheh ata duke folur. Ajo i thotë Sarasit që pa Gumanin dhe Kabirin bashkë por Saras i thotë se i beson Kabirit. Saras nervozohet dhe nuk e dëgjon Kumudin. Sarasin e zë gjumi dhe Kumud e ndihmon për punën. Saras zgjohet dhe sheh që punën ja ka bërë Kumudi. Ai takohet me Denin dhe i thotë se kanë takimin me investitorët. Deni ka mbledhje për projektin që ka me Kabirin. Ai i thotë Sarasit se nuk mund të vijë sot. Saras habitet dhe i thotë se ai është kryetari i projektit dhe ai duhet ta ndjekë projektin. Deni i thotë se ka një punë të rëndësishme. Saras nervozohet sepse Kumudi ka punuar gjithë natën. Deni takohet me Kabirin dhe i thotë atij se ndihet fajtor dhe se nuk mund t’ja fshehë më Sarasit. Sarasi mendon që Deni po i fsheh diçka. Ai shkon tek shtëpia Desai për të gjetur Kumudin. Deni dhe Kabir shikojnë Sarasin dhe fshihen. Bie zilja e një telefoni dhe Saras shkon ta kapë por Kabiri del dhe e merr telefonin sepse është telefoni i tij. Atë po e telefonon Gumani. Saras i thotë Kabirit se nuk po gjen dot Kumudin. Kabir i thotë ta kërkojnë bashkë. Kumud shkon tek hoteli i Kabirit. Ajo gjen furça pikturash poshtë krevatit të tij.