• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Deni arrestohet nga policia…ja çfarë do ndodhë të hënën

Saras dhe Kabir kërkojnë Kumudin. Kabir i thotë Sarasit t’i tregojë sesi u njoh me Kumudin. Saras i tregon atij historinë e dashurisë së tyre. Deni është i lumtur që ka bërë marrëveshje dhe thotë me vete se Saras dhe Kusum do gëzohen. Ai hap valixhen dhe aty nuk ka copa por qese me drogë. Deni habitet. Saras dhe Kabir shkojnë të kërkojnë Kumudin tek shkolla por as aty nuk e gjejnë. Kumud i telefonon Sarasit. Sarasi e pyet ku është dhe Kumud i thotë se sa mbërriti në shtëpi. Sarasi nervozohet. Ajo i thotë të vijë në shtëpi sepse do i tregojë gjithçka. Saras shkon në shtëpi dhe përqafon Kumudin. Ajo bëhet gati t’i thotë ku ishte por Kabir vjen dhe ajo thotë se ishte në shkollë. Saras i thotë se ajo nuk vajti në shkollë sot. Kumudi gënjen. Saras i thotë asaj se Kabiri e ndihmoi shumë sot. Kabiri largohet. Saras i thotë Kumudit se Deni i fsheh diçka. Ai ka takim me investitorët dhe largohet. Kumud mendon të zbulojë planin e Kabirit dhe Gumanit. Deni kthehet në shtëpi. Guman e pyet si shkoi mbledhja por i thotë asaj se është i lodhur dhe do të rrijë vetëm. Guman telefonon Kabirin dhe e pyet çfarë ka ndodhur. Kabir i thotë se plani i tij po ecën por ajo duhet ta shohë pak djalin të mërzitur disa ditë. Guman thotë me vete se i beson Kabirit por jo plotësisht dhe pyet veten se çfarë po bën Kabiri me Denin. Deni shkon në dhomë dhe fsheh valixhen. Kumud shkon tek dhoma e tij dhe e sheh të shqetësuar. Ajo i thotë Denit të tregojë gjithçka. Deni i thotë asaj se e kanë futur në kurth. Ai i tregon Kumudit gjithçka. Kumudi habitet. Ai i thotë Kumudit se e pyeti atë burrin që i dha valixhen nëse kjo ishte një shaka por ai i dha dy mundësi, të bëjë siç i thonë ata ose të përfundojë në burg. Deni thotë se ai e kërcënoi duke thënë se ata duan njerëz të mirë si ai në këtë biznes.  Kumud i thotë Denit mos të shqetësohet dhe do t’ja thonë të gjitha policisë. Ajo i thotë se ai nuk duhet ta sillte valixhen këtu. Deni i thotë se ishte i frikësuar. Guman vjen në dhomë dhe pyet çfarë ka ndodhur. Kumud i thotë asaj se Deni ka humbur një dokument dhe po e kërkojnë. Deni largohet. Ai mendon t’i thotë gjithçka Kabirit. Ai shkon më makinë por policia e ndalon dhe i kontrollon makinën. Ata gjejnë valixhen me drogë. Deni i thotë se nuk është e tij. Ata e arrestojnë. Deni qan. Sarasi vjen në shtëpi. Kumud merr një telefonatë nga Deni i cili i thotë se është arrestuar. Ajo i thotë Sarasit. Guman habitet. Saras pyet Denin çfarë ndodhi. Deni i thotë atij se filloi projektin të cilin ai i kishte thënë mos ta bënte, ata e tradhëtuan dhe ata i futën drogë në valixhe. Policët i marrin telefonin Denit. Saras niset për ne komisariat. Kabiri telefonon Sarasin dhe i thotë se ka një problem. Saras e pyet atë pse nuk i tha më parë për projektin. Kabir i thotë se nuk e dinte që Deni nuk i kishte treguar. Ai thotë se mori informacione mbi personin dhe ai ka lidhje me policinë. Nëse nuk e kapim në kohë do jetë e vështirë për të liruar Denin. Saras i thotë Kumudit të shkojë në komisariat kurse ai do shkojë të gjejë personin që ka futur Denin në kurth. Guman i thotë Kumudit se do shkojë me të. Guman i telefonon Kabirit dhe i thotë si guxon t’ja bësh Denit këtë. Kabir i thotë asaj më beso. Guman i thotë atij mos ta fusë djalin në burg. Kabir i thotë asaj se deri në darkë Deni do i kthehet në shtëpi. Guman qetësohet. Saras gjen personin por ai arrin t’i shpëtojë Sarasit. Personi merr në telefon Kabirin dhe i thotë se e mbaroi punën. Kabiri çon dikë në komisariat dhe i thotë atij personi se do e nxjerrë nga burgu. Kabir shkon me personin në komisariat dhe thotë se ky është personi që kishte vendosur drogë në valixhen e Denit. Deni thotë po ky është. Personi arrestohet.  Deni lirohet. Guman e përqafon atë. Deni pyet ku është Saras. Kumud i thotë se ka shkuar të gjejë personin. Guman thotë se Saras nuk erdhi për të vëllain. Të gjithë kthehen në shtëpi. Edhe Saras kthehet. Ai gëzohet kur sheh Denin. Deni i thotë atij t’i qëndrojë larg. Saras e pyet çfarë ndodhi. Deni thotë se ai u mashtrua, u arrestua dhe vëllai im nuk erdhi të më shihte. Kusum habitet sepse nuk e di çfarë ka ndodhur. Deni është me nerva me Sarasin. Saras i shpjegon Denit. Deni i thotë atij se po gënjen. Ai i thotë Sarasit se Sarasi nuk shqetësohet për të por Kabiri e shpëtoi. Deni pyet Sarasin ku ishte kur ai ishte në qeli. Saras e përqafon atë dhe mundohet t’ja shpjegojë. Deni nuk bindet dhe i thotë Gumanit dhe Kusumit të bëjnë gati rrobat sepse do largohen.