Anushka takohet me dikë dhe i thotë se Kabir dhe familja e tij janë futur në kurth. Vidiaçatur thërret Sarasin të bëjnë gati listën e të ftuarve. Saras e ka mendjen tek Kumud dhe mundohet të kalojë disa çaste romantike me të por nuk ja del pasi të gjithë e thërrasin për punë të ndryshme. Vidiaçatur dhe Saras merren me listën e të ftuarve, Dugba dhe të tjerët zgjedhin bizhuteri për Anushkën. Anushka vjen dhe Saras e pyet ku ishte. Ajo i thotë se ishte në tempull. Saras i kundërvihet dhe i thotë se e pa në drejtim tjetër. Anushka gënjen dhe thotë se shkoi fillimisht në market për të marrë disa gjëra për projektin. Gunial thotë se ka folur me priftin dhe ai i tha se martesa do bëhet pas 5 ditësh. Vidiaçatur thotë se duhet të informojnë prindërit e Anushkës. Anushka thotë se prindërit e saj nuk do vijnë. Të gjithë habiten dhe kërkojnë arsyen. Anushka i thotë se ata nuk jetojnë në Indi dhe mamaja e saj është sëmurë. Kabir e pyet nëse ata kanë ndonjë problem me propozimin për martesë. Anushka thotë se i ka treguar atyre dhe ata janë dakort por nuk do vijnë në dasëm. Vajzat bëjnë gati Anushkën për ritualin. Saras shkon në dhomën e tyre pasi do që të takohet me Kumudin. Rituali fillon. Kabir dhe Anushka marrin bekimin e familjarëve. Anushka sheh që ka thirrje të humbura në cellular dhe i telefonon dikujt. Ajo shkon jashtë në shi dhe dikush i jep një kuti. Saras e sheh atë dhe kur Anushka kthehet e pyet me kë po fliste. Anushka thotë se i erdhi një pako me ëmbëlsira nga prindërit. Të gjithë thonë se kjo është një shenjë e mirë. Vidiaçatur i thotë Anushkës të telefonojë prindërit. Ai flet me to dhe është i lumtur që ata e kanë pranuar martesën. Kumud merr kutinë me ëmbëlsira dhe thotë se do e hajë ajo ëmbëlsirën e parë. Saras thotë pse dhe ata fillojnë grinden. Edhe Deni e Kusum grinden për ëmbëlsira. Dugba e merr kutinë dhe thotë se do e çojë në vendin ku falen. Saras merr një ëmbëlsirë dhe ushqen Kumudin. Dugba tmerrohet kur sheh një mi duke ngrënë në kutinë e ëmbëlsirave. Miu ngordh./revistawho.com