• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Anushka sakrifikon veten për Kumudin… ja çfarë do ndodhë nesër

Vidiaçaturi fillon ceremoninë e fejesës. Anushka merr surprizën që ka për Sarasin dhe Kumudin dhe i thotë Kumudit të shtypë butonin. Saras dyshon dhe i thotë Anushkës ta shtypë ajo pasi kjo është dita e saj. Anushka shqetësohet megjithatë e shtyp butonin. Saras e vëren shqetësimin që ka ajo. Perdet hapen dhe surpriza është një foto e Sarasit dhe Kumudit me një mesazh që ata janë bërë për njëri tjetrin. Të gjithë duartrokasin. Anushka thotë se e bëri këtë surprizë sot pasi Saras dhe Kumud bënë që ajo të besojë tek dashuria. Kumud e përqafon atë. Saras falenderon Anushkën për surprizën. Vidiaçatur uron Anushkën dhe Kabir për një dashuri të përjetshme dhe i thotë të fillojnë ceremoninë e fejesës. Anushka kërkon që dasma të bëhet pas dy ditësh në përvjetorin e Sarasit dhe Kumudit. Dikush futet në dhomën e Kumudit dhe derdh vaj. Kabir dhe Anushka shkëmbejnë unazat. Ata marrin bekimin e të gjithëve. Teksa të gjithë po i japin çiftit dhurata Kumudi nuk po gjen të vetën dhe shkon për në dhomë. Saras ndjen që diçka e keqe do të ndodhë dhe e ndalon Kumudin. Ai niset për në dhomë por Anushka e ndalon që të bëjnë fotografi të gjithë si familje. Pasi bëjnë foton dikush e merr Anushkën në telefon. Ajo shkon të flasë ndërsa Kumud niset për në dhomë. Saras e ndalon atë dhe i thotë se do shkojë ai por Kumud i thotë se ai nuk ka për ta gjetur dhe largohet. Saras shkon pas saj dhe sheh përpara derës disa copa xhami. Ai thërret Kumudin. Kumud ndalon por nuk i jep shumë rëndësi Sarasit duke hyrë për në dhomë. Anushka e shtyn Kumudin dhe futet vetë në dhomë. Ajo rrëshket nga vaji dhe vritet nga copat e xhamit. Saras sheh Anushkën e cila sakrifikoi veten për të shpëtuar Kumudin. Të gjithë shqetësohen për Anushkën. Kabir e çon atë në dhomë. Kumud pyet si ka mundësi që ka vaj në dhomë. Vidiaçatur pyet për copat e xhamit. Deni thotë se mund të jetë thyer ndonjë zbukurim. Saras mundohet të gjejë kush e bëri këtë. Të gjithë janë mbledhur në dhomën e Anushkës. Dugba u thotë të gjithëve të largohen që Anushka të qetësohet. Ata largohen. Saras shkon tek Anushka dhe e falenderon që shpëtoi Kumudin. Anushka e ka kuptuar që Saras dyshon tek ajo dhe i thotë se ajo nuk mund të lëndojë njeri. Saras i thotë se situata e krijuar e ka bërë që të dyshojë. Anushka thotë se e respekton Kumudin dhe familjen prandaj nuk do që njeri të lëndohet. Kumud vjen dhe Anushka e bekon atë dhe Sarasin. Saras dhe Kumud largohen. Anushkës i bie telefoni dhe ajo i bërtet dikujt. Kumud zbulon se Saras po i përgatit një surprizë për përvjetorin e parë të martesës së tyre. Saras ngrihet herët në mëngjës dhe bën një anije të ndëruar me dru për Kumudin./revistawho.com