• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sara zbulon udhëtimin e parë për këtë vit me Ledrin (për të cilin nuk është dhe aq entuziaste)

Udhëtimi i parë për këtë vit i Sarës dhe Ledrit do të jetë në një vend me borë dhe entuziazmin e një momenti të tillë e ka përjetuar reperi. Sara ka treguar me një foto se Ledri i ka zgjedhur gjithë gëzim rrobat për të bërë ski, ndërsa ajo ka presionin se si do mësojë të bëjë ski në 4 ditë.

“Ledri ka një orë që po më zgjedh rrobat e skiimit, sa i emocionuar është. Nuk jam unë që ndihem nën presion për të mësuar ski si profesionist në katër ditë”, ka shkruar Sara krah fotos.

Me videot e mëparshme Ledri ka treguar se di të bëjë ski shumë mirë dhe tani mbetet për t’u parë sa nga talenti i tij do i kalojë edhe Sarës./revistawho.com