• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Sara nuk do donte që djemtë t’i ngjanin në këtë pikë

Mbrëmjen e sotme Sara ka vendosur t’ja kushtojë fansave të saj duke iu përgjigjur pyetjeve për të cilët ata janë kuriozë. Dhe jo, këtë hera Sara nuk është përgjigjur pyetjeve mbi veten, por për dy djemtë e saj, London Noor dhe Roman. Përmes një postimi ku shfaq dy vogëlushët së bashku, Sara u ka dhënë mundësinë fansave ta pyesin rreth tyre dhe ka zbuluar shumë me përgjigjet e saj.

Një pyetje interesante drejtuar Sarës ishte edhe: Cilën cilësi të vetes nuk dëshiron t’ja kalosh fëmijëve?
“Kokëfortësinë”-u përgjigj Sara.

Sara ka treguar se Londoni dhe Romani, ashtu si shumë fëmijë kanë zënkat e tyre. E pyetur nëse do bënte një fëmijë të tretë, cilin qytet do i vendoste emër, ajo u përgjigj se e ka ezauruar si ide prandaj në të ardhmen na pret një tjetër emër i veçantë. Sara tregoi gjithashtu se djemtë i vendos në gjumë në orën 7 të darkës dhe zgjohen në 7 të mëngjesit.