Ne nuk e dimë se ku po e kaloni ju fundjavën, teksa temperaturat kanë arritur maksimumin, por Sara Hoxha na qerasi me një foto nga Maldivet.
“Nga jeni sot njerëz, Dubai, Maldive apo Dhërmi?”, ka shkruar ajo krah fotos ku dallojnë format fizike tërheqëse dhe një buzëqeshje e madhe në fytyrë. Destinacionet ‘must’ u thanë, por drejtimet nuk dihen. Me fotot e ndryshme të njohurit shqiptarë kanë treguar se kanë zgjedhur më shpesh Dubain, edhe pse në javët e ardhshme me hapjen e sezonit turistik edhe Dhërmi nuk do duket keq.
Sakaq Sara po shijon pushimet e veta në Maldive. Epo në fakt kush nuk gëzohej nëse me këto temperatura do të shijonte detin dhe qiellin që bëhen një?/revistawho.com
View this post on Instagram