• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Sara është me fat! Miqtë i organizojnë “baby shower-in” e dytë sepse një nuk mjaftonte

Pak javë më parë Sara dhe Ledri organizuan festën “Baby shower”, para ardhjes në jetë të vogëlushes së tyre. Çifti mblodhi në oborrin e shtëpisë njerëzit e tyre më të afërt dhe personazhe të njohur të showbizit. Mirëpo Sara është me fat sepse ajo do të festojë dy herë për pritjen e ëmbël. Në postimin e fundit në InstaStory, Sara tregon se miqtë në Gjermani i kanë organizuar një tjetër “baby shower”, pasi ata nuk mundën të ishin pjesë e festës së organizuar këtu. “Miqtë e mi në Gjermani më surprizuan me një baby shower të dytë sepse sigurisht duhet të festoja dhe me to gjithashtu. Sa me fat jam apo jo?!”-shkruan Sara, e cila është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejt ajo dhe Ledri do bëhen prindër.