Me disa pyetje të shpejta, Sara Hoxha, partnerja e Ledrit ka shuar ca kuriozitete të tjera të ndjekësve të saj. Shkurt dhe qartë ajo ka treguar se mes picave dhe pastave zgjedh këto të fundit. Megjithatë Sara i është përgjigjur dhe pyetjeve më interesante si çfarë gjinie do e donte fëmijën e dytë.
“Fëmija tjetër, djalë apo vajzë?”, ka shkruar një prej ndjekësve. Dhe nëse të gjithë prisni përgjigjen djalë, siç e do tradita që në shtëpi të ketë një djalë e një vajzë, Sara ka pohuar se do një tjetër vajzë. Pra Ledri edhe nëse do ndonjë shok për futboll duhet të presësh ca.
Hoxha ka treguar gjithashtu se mes dimrit dhe verës preferon stinën e nxehtë, kohë në të cilën një vit më parë ka qenë edhe duke shijuar pritjen e ëmbël./revistawho.com