Atdheu dhe Andi nuk flasin më me njëri-tjetrin dhe arsyen e ka treguar së fundmi vetë Atdheu i ftuar në emisionin “Në Pranga”. Ish-konkurrenti tregoi se ka qenë ai që ka bashkuar Andin dhe Jasminën gjatë krizave në lidhje, por në momentin që ata u ndanë përfundimisht Andi i kërkoi Atdheut të mos publikonte më foto me Jasminën. Atdheu thotë se ai e respektoi kërkesën e shokut, por sipas tij Andi nuk bëri të njëjtën gjë në momentin që ai u nda nga Sara.
“Vetëm 1 ditë pas ndarjes time me Sarën e kuptoi e gjithë Shqipëria, Andi hedh foto me të me arsyetimin se nuk e ka ditur që jemi ndarë”, tha Atdheu.