• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sara bën 25 vjeç dhe “spiunia” jonë Lori na hap arkivën më të mirë

Po të ishte për Sarën, një nga trashëgimtaret e ‘Top Channel’ ndoshta nuk do dinim shumë gjëra apo ditë të rëndësishme për familjen Hoxha. Por ja që kemi Lorin që na e shuan kureshtjen për të gjitha edhe sot na ka zbuluar se Sara bën 25 vjeç.

“Gëzuar ditëlindjen të parës dhe të vetmes sime”, ka shkruar Lori krah fotove dhe urimit plot ngjyra për motrën e saj. Lori ka treguar gjithmonë se Sara mbetet partnerja më e mirë kur duan të udhëtojnë, të qeshin apo dhe për ditë më pak të mira kur kthehet në mbështetjen kryesore të saj.

Ajo ka ndarë gjithashtu shumë kujtime që gëzojnë bashkë duke e mbushur ‘Instagram-in’ vetëm me momente me Sarën. Dhe mirë e bën, sepse në fakt ndjekësit vdesin të shohin ca foto a kujtime të papublikuara më parë. Ne nuk e dimë ç’ka menduar tjetër Lori për ditën e sotme, por është pak dhe e sigurt se surprizat do të vazhdojnë./revistawho.com