• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

Samir Mane feston 50-vjetorin, mbledh VIP-at në një udhëtim jashtë vendit

Samir Mane, prej disa vitesh mban vendin e parë si biznesmeni më i pasur në Shqipëri e sigurisht që ditëlindja e tij nuk mund të kalonte pa u vënë re. Biznesmeni feston nesër 50-vjetorin dhe ka menduar një mënyrë ndryshe për të argëtuar miqtë e tij. Ndër të ftuarit e biznesmenit janë edhe ata VIP si familja Frangaj, familja Fevziu, familja Hoxha, Ermal Mamaqi etj, të cilët janë nisur sot me avion privat drejt Turqisë, aty ku do të mbahet festa. Të ftuarit bashkë me Samir Mane-n janë nisur nga aeroporti i Rinasit, duke pritur radhën si të gjithë, gjë që ka shkaktuar habi për udhëtarët e tjerë që ndodheshin aty. Në fotot e publikuara nga Xing.al mund të shihni familjen e madhe të ‘Klan’ teksa nisen për të kaluar disa ditë të bukura, në shoqërinë e njëri-tjetrit.