• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Samanta Karavella: Jam zhgënjyer në dashuri!

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella, e ftuar sot në emisionin Fun Day, rrëfeu disa gjëra mjaft interesante për jetën e saj personale dhe profesionale.
Nëse menduat se ajo do të ndalet vetëm me bashkëpunimin “Na e dina” së bashku me Genti Fatalin, atëherë gaboheni! Këngëtarja do të vijë shumë shpejt me një projekt solo. Artistja 26 vjeçare tregoi për Fatmën se ditëlindjen e saj e festoi me një grup shumë te ngushtë shoqëror dhe familjar. Veç të tjerash Samanta rrëfeu se ka patur një moment në jetën e saj ku është zhgënjyer dhe lënduar nga një lidhje dashurie që ka patur disa vite me parë. Por kjo për këngëtaren bukuroshe ka qenë më se normale duke qenë se janë gjera dhe ndjesi që çdo njeri i përjeton në jetë. Samanta ka tejkaluar gjithçka dhe madje deklaroi se e gjitha kjo histori e ka frymëzuar për të krijuar këngë të bukura./Intv