• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Samanta feston ditëlindjen, Enca ndan pamjet nga festa gjigande

Në një mbrëmje të veçantë dje, e rrethuar nga miq dhe kolegë, këngëtarja Samanta Karavella ka festuar ditën e lindjes. E ftuar ka qenë edhe Enca, e cila ka ndarë momentet e festës gjigande në një vilë me pishinë. Pas darkës, Samanta ka kënduar dhe më pas kanë nxituar ta kalojnë mbrëmjen në pishinë, duke pirë. Pjesë e festës kanë qenë edhe personazhe të tjerë të njohur si Olti Curri, Ardit Çuni, Joni Peçi etj. Kujtojmë se dy ditë më parë, Samanta ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Skerdin, të titulluar “N.K.N”.