• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Salsano Rrapi largohet nga “Portokalli” pas 13 vitesh, shkak bëhet përplasja me Ben Blushin

Pas largimit të Xhemi Shehut nga “Portokalli”, edhe Salsano Rrapi ka vendosur të largohet nga emisioni i humorit. Burime për “Cna.al” tregojnë se shkak për këtë është bërë përplasja e tij me drejtorin e “Top Channel”, Ben Blushin, por detaje të tjera s’janë bërë të ditura. Salsano ka dhënë dorëheqjen pas 13 vitesh në “Portokalli”. Duket se emisioni i humorit do të vijë me ndryshime të shumta këtë vit dhe nuk dihet ende se kush do të zërë vendin e dy moderatorëve të programit.