Sali Lushaj, ish-badigardi i Sali Berishës, feston sot ditëlindjen. Në urimin e tij për të atin, reperi Stresi shkruan fjalë të ndjera, me të cilat çdo baba do të emocionohej. “Bab’ a e di që vendi më i sigurtë për mua është në krahët e tua! I vogël më dukeshe mashkulli më i bukur, sot je unik, për mua je babi më i mirë që mund të ekzistojë. Vitet e tua s’janë pak, po s’janë as shumë… E nëse s’do ishe do më duhej të shpikja një bab’ si ti, kështu siç vetëm ti di të jesh, uragan i fortë, zemër madh e rebel. Ah sa u mërzita kur të pashë në dhomë që po vije syzet për të lexuar sms, kur të pashë tek po matje tensionin, bab’ vitet e tua më dhembin, edhe pse ti s’ndryshon asnjëherë. Shpesh dua të bërtas me të madhe, t’i them gjithë botës jam djali më me fat se kam babën më të mirë! Faleminderit që u bëre për Dean gjysh, babë, shok, kujdestar dhe idhulli i saj. Sali Lushaj për ty dua të besoj orakujt, zotat e perënditë e t’ju lutem çdo sekondë e minutë që të jetosh përherë me ne. Askush s’do të më dojë e s’do dua si ty. Gëzuar ditën e lindjes, të përqafojmë shumë”, – shkruan Stresi në rrjetin social ‘instagram’. Në intervistën e para një muaji për revistaëho.com, Stresi rrëfehu se ditët e tij të para pas vendimit për t’u larguar nga skena po i kalonte me të atin në Spanjë. Nuk dihet ende nëse edhe këtë ditëlindje e kanë kaluar bashkë, apo Stresi po e uron të atin nga Europa.