• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sakrifikoi gjithçka për familjen e saj, ata kanë një mesazh të rëndësishëm për të

Familja është baza themelore e çdo shoqërie, është shtylla kryesore ku ne formësohemi, ku marrim dashurinë dhe ngrohtësinë e nevojshme dhe ku gjithmonë mbështetemi dhe gjejmë përkrahje për të përballuar sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet. Por çdo familje shpeshherë ka problemet e veta ekonomike me të cilat përballen të gjithë pjesëtarët.

Këto probleme i detyrojnë prindërit që të punojnë më shumë dhe që të mos kujdesen për fëmijët, prandaj kjo detyrë i mbetet fëmijëve më të mëdhenj që të përkujdeset për vëllezërit apo motrat më të vegjël. E tillë ishte dhe historia e Vikit që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Viki ishte vajza e madhe e familjes dhe për shkak të problemeve ekonomike prindërit e saj ishin detyruar të punonim me orë të zgjatura. Për këtë arsye ajo ishte përkujdesur për motrën dhe vëllain duke sakrifikuar gjithçka. Viki për të ndihmuar familjen e saj kishte punuar që në moshë të re, madje ishte detyruar edhe që të shiste edhe gjakun e saj.

Familja e Vikit rrëfeu në studio të gjitha vështirësitë që ata kishin kaluar, kalvarin e vuajtjeve të Vikit dhe sakrificat që ajo vazhdonte akoma të bënte për ta. Ata kishin zgjedhur studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar Vikin, por edhe për t’i kërkuar që të ndërtojë jetën e saj. “Ne të falenderojmë shumë, sepse ti ke qenë ajo që është kujdesur për të gjithë, por dua të të kërkojmë që të nisësh jetën tënde sepse ne fale teje ja kemi dale.”

E ftuar surprizë për Vikin ishte idhulli i saj, këngëtarja tepër e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Era Rusi e cila i’u drejtua me këto fjalë: “Unë kam ardhur të të falenderoj ty, sepse jam shumë krenare për ty, sepse ti je një vajzë tepër e dashur, shumë punëtore. Ti je me të vërtetë një shembull për të gjithë ne”./revistawho.com