Shumë nga fansat e tij i ka bërë falë trupit muskuloz, por Chris Hemsworth nuk është më ai që kujtoni. Aktori i njohur ka publikuar së fundi në rrjetet sociale një foto ku duket i transformuar. 32 vjeçari ka mbajtur një dietë ekstreme, me 500 kalori në ditë, e cila i ka siguruar fizikun që i nevojitej për rolin në filmin e tij të ri. Përkrah fotos së postuar në Instagram, Chris ka shkruar se është duke provuar një dietë, e cila quhet “I humbur në det”, të cilën natyrisht nuk ua sugjeron fansave dhe askujt tjetër.
Pamja e tij e re, i përshtatet personazhit që aktori interpreton në filmin “In the heart of the sea”, një dramë thriller që do të shfaqet në të gjitha kinematë më 11 dhjetor të këtij viti. Filmi bazohet në novelën e titulluar “2000” të Nathaniel Philbric.