Saimiri dhe Meri dolën çift nga “Love Story” të hënën e kaluar. Meri ishte e përzgjedhura e princit modern, i cili vendoste të çonte në finale atë dhe Generdën. Gjatë javës që lamë pas Meri dhe Saimiri postuan vazhdimisht foto me njëri-tjetrin e madje nuk munguan dedikimet, por sot 33-vjeçari është nisur për në Gjermani. Më herët kishte thënë se do e merrte dhe Merin, por nuk ka ndodhur kështu.
Në këtë mënyrë ndjekësit kanë pyetur këtë të fundit dhe Meri tregoi se Saimiri ka shkuar në Gjermani për punën duke konfirmuar se ajo aktualisht ende ndodhet në Shqipëri.
Nuk dihet se kur do bëhet bashkë çifti, por na mbetet të presim për zhvillimet e rradhës.