• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Saimiri e bëri zgjedhjen e tij. Këto 2 vajza shkojnë në finalen e “Love Story”

“Love Story-t” po i vjen fundi dhe sot në gjysmëfinale, Saimiri duhet të merrte një vendim të vështirë, të zgjidhte vetëm dy vajza për në finale. Trëndafilin e parë Saimiri ia dhe Generdës duke u shprehur se dëshiron ta njohë edhe më shumë. Ndërsa trëndafilin e dytë ia dhuroi Merit, për të cilën është shprehur se ka ndjenja.

Vajza që nuk mori trëndafil është bukuroshja nga Shkodra, Xhesi. Saimiri u shpreh se Xhesi është një vajzë e rrallë dhe me vlera.

Xhesi gjithashtu tregoi vlerësim për Saimirin duke u shprehur se do e mbështesë pavarësisht zgjedhjes së tij teksa në fund falenderoi edhe produksionin për përkrahjen.