• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Sabriu zbulon emrin që do të mbajë fëmija i katërt i Ermal Fejzullahut

Djali i tij, Ermal Fejzullahu do të bëhet baba për herë të katërt dhe gjyshi, Sabri Fejzullahu duket se po e pret me po aq emocion më të voglën e familjes.

Madje ai ka zbuluar edhe emrin që do të mbajë vajza e çiftit Ariana-Ermal, e cila pritet të vijë në jetë për pak ditë.

“Ajo do të quhet Ana”, ka zbuluar Sabriu për emisionin “Sonte”.

Çifti i njohur do të bëhen prindër për herë të katërt, pasi ata kanë nga martesa e tyre edhe 3 fëmijë të tjerë, të pagëzuar me emrat, Buna, Era dhe Arti./revistawho.com