• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sa vjeç mbush sot Saimir Kodra? Gazetari surprizohet nga stafi i tij papritur në emision

Gazetari i njohur investigativ, Saimir Kodra feston sot ditëlindjen e tij të 46-të. Ai është surprizuar nga i gjithë stafi i emisionit ‘Stop’, kolegu i tij, Gentian Zenelaj dhe velinat. Ata e “zunë” në befasi Saimirin duke i sjellë tortën e ditëlindjes dhe një tufë lulesh për t’i uruar këtë moment special.

Për herë të parë, Kodra tregoi dhe vitin e lindjes duke i lënë të gjithë teleshikuesit t’i bëjnë vetë llogaritë se sa vjeç mbush.

“Kam lindur në 11 shkurt 1974, hesapet bëjini vetë”, ka pohuar Saimiri. Me siguri kjo është një nga surprizat më të bukura që gazetari ka marrë deri më tani./revistawho.com