• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Sa romantikë/ 7 djemtë e showbiz-it shqiptar që konfirmuan lidhjet publikisht këtë vit

Vërtet 2020 ka qenë një vit i vështirë për këdo prej pandemisë së koronavirusit, por në showbizin shqiptar kanë ndodhur edhe ngjarje të bukura, si lajme të ëmbla shtatzënish apo lidhje të reja. Këtë vit kanë qenë djemtë ata që kanë marrë guximin për të konfirmuar publikisht lidhjet e tyre, përmes fotove me partneret, deklaratave në intervista apo dedikimeve të dashurisë.

Romeo Veshaj ditën e djeshme konfirmoi pas kaq kohësh lidhjen e dashurisë me Jonida Maliqin duke publikuar një foto nga pushimet e tyre në Mal të Zi. Çifti shfaqen të përqafuar teksa Romeo i dhuron një puthje në shpinë Jonidës. “Paqja është premtimi që ti mban”-shkruan Romeo krah fotos romantike.

Ledri Vula konfirmoi pak kohë më parë lidhjen me Sara Hoxhën. Çifti prej vitesh janë së bashku, por reperi vendosi që ta bëjë publike lidhjen e dashurisë këtë vit. Ai publikoi një foto shumë të bukur ku Sara shfaqet duke e përqafuar dhe postimin e shoqëroi me zemra. Tani Ledri nuk i kursen fotot e videot me Sarën dhe nuk fshihen më nga syri i publikut.

Gold Ag këtë vit jo vetëm që zbuloi se është në një lidhje, por reperi edhe u martua. Për pak kohë ai e mbajti të fshehtë identitetin e vajzës me të cilën lidhi kurorë, por më pas publikoi foton e parë të tyre duke e prezantuar bukuroshen me të gjithë publikun.

Po ashtu edhe Dj Sardi e mbajti për një kohë të gjatë të fshehtë lidhjen e dashurisë më një vajzë misterioze. Mediat madje shkruanin se çifti po shkojnë drejt martesës. Së fundmi, Sardi mori vendimin ta prezantojë partneren duke publikuar një foto ku shfaqet në një moment romantik duke e përqafuar.

Eros Grezda prej muajsh është në një lidhje me modelen Oriola Marashi. Çifti e kaluan bashkë karantinën ndërsa lidhjen e konfirmoi vetë Grezda në një intervistë për “Wake up” pak ditë më parë. Futbollisti tregoi se koha e kaluar bashkë në karantinë ka qenë shumë e mirë, pasi e kanë njohur më shumë njëri-tjetrin.

Së fundmi edhe Ardian Bujupi bëri publike lidhjen me një vajzë indiane që jeton në Zvicër. Ajo quhet Sabrine dhe Ardiani e ka njohur gjatë xhirimeve të një prej klipeve të tij. Këngëtari publikon shpesh foto me partneren dhe karantinën e kaluan bashkë.

Ish-banori i “Big Brother” dhe moderatori Erion Zeqiraj prezantoi pak kohë më parë partneren e tij, Blerta. Ishte Erioni që publikoi foto me partneren duke shkruar në krah “Shpirt i shpirtit tim”. Tani ai publikon më shpesh foto e video me partneren duke mos e fshehur më nga publiku./revistawho.com