Marrëdhënia e dukës dhe dukeshës së Sussex ka qenë shpesh ditët e fundit në qendër të mediave rozë. Kjo si pasojë dhe e deklaratës së fundit të bërë nga Meghan Markle, e cila gjatë një daljeje publike theksoi se për një kohë të gjatë kur të gjithë e ‘sulmonin’, askush nuk e ka pyetur se si ndihej.
Megjithatë së fundmi në dokumentarin e realizuar pas udhëtimit në Afrikë, është vënë në dukje se sa protektiv dëshiron të jetë Harry ndaj partneres së tij. Në këtë dokumentar duka i Sussex, tregoi se ishte gati ta rregullonte marrëdhënien me vëllain e tij, Princ William por dhe qasjen e madhe që ai ka për t’u kujdesur për familjen.
Kujtojmë se vetëm disa javë më vonë Harry dhe Meghan pritet të udhëtojnë drejt New York-ut për të festuar atje së bashku me Archie-n dhe miqtë më të mirë, ditën e falënderimeve./revistawho.com
"Part of the job is to put a brave face…but, for me & my wife, we'll focus on the people that we are…I will not be bullied into playing a game that killed my mum!" ~ #PrinceHarry Harry pic.twitter.com/deB3WioII2
— Beng 🌴 (@benglevy1969) October 21, 2019