• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Sa orë duhet të flini dhe pse?

Gjumi është gurthemeli i mirëqenies sonë. Nëse flemë të paktën 7 orë, atëherë hedhim hapa të rëndësishëm drejt shëndetit optimal. Mungesa e gjumit ka një ndikim të fortë e negativ jo vetëm në humor dhe temperament por edhe në aftësinë për tu përqendruar në punët e përditshme. Ndikimi i parë vërehet në ushqimet që konsumojmë dhe sasinë e tyre. Duke qenë se hormonet e trupit rregullohet gjatë gjumit, në mungesë të tij, hormone e ushqimit çoroditen ndjeshëm.

Gjatë fazës së gjumit të thellë, trupi kategorizon informacionet më të rëndësishme dhe i rendit ato në kujtesën afatgjatë. Nëse kjo fazë e gjumit zgjat më pak, atëherë fokusi juaj mendor është i dobët.

Për më tepër ju ndiheni të acaruar dhe nervozë. Nëse flini më pak se shtatë orë atëherë do të përballeni me shtim në peshë, diabet, tension të lartë gjaku dhe depresion.

Për të ndihmuar veten të flini kini parasysh këto këshilla:

•Mbani një ditar gjumi dhe shënoni çdo lloj elementi, përjetimi ose emocioni që ju shqetëson.
• Hiqni dorë nga ushqimet e rënda, çokollata dhe pijet e gazuara apo ato alkolike
• Krijoni një rutinë larg teknologjisë duke bërë banjë apo lexuar një libër.