• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Sa milionë kushton perandoria “Ferragni”, nga e cila burri i saj nuk përfiton asnjë qindarkë?

Chiara Ferragni nuk është vetëm një bloggere që jep këshilla mode, apo që ndiqet për jetën familjare të saj. Në fakt, ajo është një biznesmenë e mirëfilltë dhe nga kompanitë që ka e bashkëpunimet që realizon ka arritur ta çojë vlerën e punës së saj në plotë 40 milionë euro. Dhe e dini më të bukurën? Chiara dhe Fedez nuk ndajnë bashkë asnjë qindarkë, kontratë kjo e firmosur prej tyre që në momentin e parë që u martuan. E pse do thoni e bëri Chiara këtë zgjedhje?  Le të themi që me meshkujt (partnerë romantikë apo biznesi) nuk i ka ecur shumë mirë, ndaj këtë herë i mori masat para kohe.

Para 4 vitesh, ‘Forbes’ shkroi për Chiarën dhe e vlerësoi pasurinë e saj me një vlerë prej 9 milionë dollarësh. Nga ajo kohë, shifrat janë rritur në mënyrë drastike.

Chiara fiton vetëm nga ‘Instagram’, 60 deri në 85 mijë dollarë për një post të sponsorizuar. Bloggerja ka 3 kompani, duke nisur nga ‘Tbs Crew’ e cila i jep më shumë të ardhura dhe merret me menaxhimin blogut të saj e brandit ‘The Blond Salad’. Në vend të dytë është ‘Sisterhood’, kompani konsultimi për evente, marketing dhe të drejtat e imazhit të talenteve. Dhe e treta në radhë është, Fenice, që ka koleksionin e modës Chiara Ferragni në portofolin e saj./revistawho.com