• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Instant Articles, Lajme

Sa kushton çanta që nga ‘meme-t’ përfundoi në duart e VIP-ave nga bota dhe shqiptarë?

Ka një çantë që gjithmonë e më tepër po e shohim ta përdorin vajzat e showbizit. Mesa duket, çanta e vogël e markës ‘Jacquemus’ që prej kohësh e kemi parë të bëhet ‘meme’ për shkak të madhësisë së saj, tashmë është aksesori plotësues i shumë veshjeve të vajzave të njohura në ‘Instagram’. Kemi parë yje si Dua Lipa, Chiara Ferragni, Kendall Jenner, Hailey Bieber, Rihanna, etj, që e morën çantën më të vogël të markës së njohur dhe u komentuan shumë, sepse prakticiteti i saj është minimal, ama pas tyre kemi parë edhe vajza shqiptare që e zgjodhën.

Lori Hoxha, Marina e Luana Vjollca, Armina Mevlani dhe Afërdita Dreshaj janë vetëm disa prej tyre. Çmimet e ‘Jacquemus’ variojnë nga shifra 400 dollarë deri në 800, që sigurisht nuk është një vlerë e përballueshme nga të gjithë, por nëse jeni të fiksuar me çantat dhe keni me ç’ta kombinoni, shpenzimi do ja vlejë.

Për pak frymëzim ju ftojmë të shikoni fotot më poshtë: