• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Sa kushtoi unaza e fejesës së Britneyt, sa karat është dhe kush e krijoi?

Britney Spears mori propozimin e shumëpritur nga partneri i saj, Sam Asghari, me një unazë diamanti krijuar nga stilisti, Roman Malayev, ka zbuluar Page Six.

Unaza ka një gur të rrumbullakët 4 karat, që shkëlqen shumë, me një sfonf platini dhe është zgjeruar me një dizajn lundrues diamanti.

Për ta bërë sa më romantike dhe personale dhuratën, Asghari gjithashtu ka gdhendur në unazë nofkën me të cilën thërret Spears, “Lioness” (luaneshë). Çmimi i saj është plot 70.000 dollarë.

“Çdo stilist me të cilin fola për unazën kishte ide të mrekullueshme, por unë ia besova Roman. Ai ishte po aq i emocionuar sa unë për ta bërë sa më të veçantë, ndaj e zgjodha”, rrëfeu Asghari në një deklaratë./revistawho.com