• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sa kushtoi në total ‘look-u’ i Irina Shayk gjatë festës së ‘Bazaar Icon’?

Modelja e njohur, Irina Shayk është shfaqur së fundmi në festën e ‘Bazaar Icon’ e veshur me një bluzë dhe fund të firmës ‘H&M’, të cilat kushtonin ekzaktësisht 129 dhe 60 dollarë secila. Çmimi i veshjes së Shayk i ka befasuar të gjithë dhe të shumtë kanë qenë ndjekësit të cilët janë shprehur se si është e mundur që një veshje kaq e lirë të duket kaq e shtrenjtë në trupin e modeles. ‘Look-u’ i Irinës ishte i plotësuar nga një palë sandale të larta dhe një çantë ngjyrë të kuqe.
Veshja që modelja zgjodhi do të lançohet më datë 26 shtator në dyqanet ‘H&M’. Momentalisht Shayk është duke pushuar nga angazhimet e saj si modele pas ndarjes së bujshme nga Bradley Cooper, me të cilin ka dhe një vajzë./revistawho.com