Nuk thonë kot që fëmijët rriten shpejt, aq shpejt sa shpesh është e vetmja pasqyrë ku shohim sesi vrapon koha teksa ne bëjmë plane afatgjata. Kledi Kadiu e ka nisur javën më ëmbël sa s’ka, me dy fëmijët e tij.
Në foton e postuar, nuk mund të mos na tërhiqte vëmendjen se sa shumë është rritur vajza e tij, Lea, e cila tashmë mundet të kujdeset edhe për vëllain e saj Gabriel, i cili ka vetëm dy javë që ka ardhur në jetë.
Siç shihet Lea tashmë do të jetë ndihmë në rritjen e fëmijës së dytë. Ndërsa për imazhin e Gabrielit, do të na duhet të presim edhe ca, pasi balerini i njohur ka menduar se është shpejt për ta zbuluar. /revistawho.com