Kur vjen puna tek eksperimentet apo guximin që të duhet për një ‘look’ ndryshe nga të tjerët, Dua Lipa zë vendin e parë. Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte ndër të parat që guxoi duke i lyer flokët gjysmë bionde e gjysmën tjetër të zezë.
Kaq mjaftoi që pamja e Duas sado e guximshme të kthehej në një trend kudo në botë. Disa rikthyen modën e viteve 2000 duke lyer vetëm baluket në ngjyrë të verdhë, e të tjerë provuan po të njëjtin ‘look’ si Dua.
Dhe në nisje të vitit të ri, Lipa është gati të sjellë një trend të ri.
“Vit i ri, e njëjta unë”, ka shkruar Dua krah fotove ku shfaqet me flokët e prerë mbi shpatull dhe baluket në ngjyrë bionde.
Këngëtarja duket shumë tërheqëse, por nuk e dimë akoma sa vetë janë gati ta ndjekin me këtë stil këtë vit. Mbetet për t’u parë./revistawho.com