Pas një sërë kërkesash, organizatorët e Eurovision vendosën ta përjashtojnë Rusinë nga pjesëmarrja në festival. Lajmi u bë i ditur nga vetë “European Broadcasting Union” (EBU), që organizon konkursin çdo vit.
“Një vendim i tillë është marrë duke patur parasysh shqetësimin e krijuar nga kriza e paprecedentë që po ndodh aktualisht në Ukrainë. Përfshirja e Rusisë në një konkurs të tillë do të krijonte mosbesim dhe konflikte gjatë eventit”, shkruhej në njoftimin zyrtar.
Përveç përjashtimit nga Eurovizioni, Rusia u pezullua nga Këshilli i Europës, pas fillimit të luftës në Ukrainën lindore./revistawho.com