Rudina Dembacaj e ka treguar gjithmonë që marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin është shumë e mirë dhe ai është i pranishëm në jetën e saj dhe të vajzës në të gjitha rastet e mundshme. Edhe sot, aktorja ka publikuar një foto ku është krah tij dhe shëtit me të bijën. “Buzëqeshja e saj është gjithçka për ne”, ka shkruar Rudina krah fotos.
Edhe në këtë rast si në shumë të tjerë, nuk kanë munguar paragjykimet dhe komentet nga ndjekësit, një prej të cilëve ka marrë edhe përgjigje nga aktorja. Fansja i ka shkruar që gjëja më e mirë që mund të bëjë për vajzën është pikërisht kjo, por ka lënë të kuptohet se është e gjitha vetëm një foto.
“Nuk është vetëm një foto zemër e vogël, është një marrëdhënie, një shëtitje, prezencë, gjithçka. Por kur ke zemër të ngushtë, aq kupton”, ka shkruar Rudina.
Kjo nuk është hera e parë që aktorja reagon ndaj komenteve. Pavarësisht shembullit të mirë që ka dhënë përherë, Rudina është përballur edhe me kundërshtime apo komente që kanë kaluar deri në ofendime./revistawho.com