Rudina kishte të ftuar sot në studion këngëtarin Redon Makashi, i cili prezantoi videoklipin e tij të fundit “Më mohove”, por edhe zbuloi një detaj nga jeta private që gjithmonë e ruan me fanatizëm.
Redoni pranoi se është i dashuruar dhe Rudina menjëherë e pyeti nëse është ajo silueta bjonde që ka patur gjithmonë në mendje. Këtu Redoni na zbuloi se silueta bjonde që e ka ndjekur tërë jetën është peshqesh nga Rudina.
“Kemi patur një intervistë bashkë te TVSH dhe ka ngelur që atë kohë ajo damkë”- i tha Redoni moderatores.
Dhe jo vetëm bjonden e përjetshme të Redonit. Rudina na paska bërë të gjithëve një dhuratë shumë të bukur: emrin e pagëzimit të grupit të artistëve më të mirë shqiptarë, Tre musketierët, gjë që moderatorja nuk e mbante mend dhe e mësoi sot nga Redoni.