Rudina Magjistari është kthyer live në transmetim ditën e sotme pas 2 javësh mungesë në ekran si pasojë e infektimit me Covid-19. Që me hapjen e programit ajo i kushtoi disa minuta eskperiencës së saj me sëmundjen duke rrëfyer detajet.
“Unë dhe bashkëshorti im u infektuam njëkohësisht dhe e kaluam jo aq lehtë sa duket nga ekrani, por ja dolëm. Dua t’iu them të keni sa më shumë kujdes. Covidi është pas dere dhe askush nuk i shpëton dot. Nga eksperienca ime ju garantoj se nëse vini re dhe shenjat më të vogla duhet të bëni kujdes dhe të nisni trajtimet, kështu do e kaloni më lehtë. Unë dhe bashkëshorti im u trajtuam me ilaçe gjatë gjithë kësaj kohe”, rrëfeu Rudina
Një suprizë e papritur i erdhi edhe nga stafi me anë të një buqete me lule dhe një pusulle mirëseardhjeje./revistawho.com