Ndonjëherë gëzohemi shumë që janë filtrat e na bëjnë të dukemi mirë edhe në ditë kur s’kemi pikë nervi të vëmë ndonjë ‘makeup’ në fytyrë apo jemi shumë të lodhur. Akoma më mirë është kur filtrat e ‘Snapchat’ na kthejnë pas me kujtime falë shumë efekteve që kanë në të.
Një prej tyre nuk i ka shpëtuar as Rudina Magjistari, e cila ka kujtuar disa momente nga adoleshenca e saj.
“Kthim në filmat e animuar japonezë të adoleshencës. Jo keq”, ka shkruar Magjistari krah videos ku duket me flokët biondë dhe fytyrën e animuar si personazhet e filmave vizatimorë e jo vetëm.
Me siguri ky kthim pas në kohë i bën të gjithë hera herës nostalgjikë jo vetëm për filmat dhe prodhimet e atyre kohëve, por dhe shumë momenteve nga fëmijëria të mbushura plot kujtime./revistawho.com