• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rudina kërkon ndihmë nga ne dhe kush s’e ndihmon e ka pisk

Jeta e Instagramit kërkon angazhim të vazhdueshëm, sidomos për vajzat e njohura të cilat janë të apasionuara pas fotografisë. Rudina Dembacaj është një nga personazhet më aktive, e cila ndan përherë foto super të kuruara, por së fundmi duket se Rudina ka rënë në hall. I kanë mbaruar vendet ku të pozojë! Ndaj ka një thirrje për të gjithë:
“Kush di cep të bukur në Tiranë për foto dhe nuk ma thotë është “i sharë”. Faleminderit”, shkruan Rudina.

Ndaj i bëni mirë llogaritë, se Rudina nuk e fsheh aspak që veç një grua brishtë di të jetë edhe burrneshë. Ama kushdo do i sugjerojë vende të bukura, do shpërblehet me foto joshëse nga aktorja e njohur e humorit./revistawho.com