• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rudina Dembacaj përlotet në ekran: Gjendjen e komës mos e provoftë njeri në botë…

“Wake Up” ka nisur sot sezonin e ri dhe e ftuara speciale ka qenë aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj. Kjo verë ka qenë mjaft e vështirë për të, pasi humbi babain pas një sëmundje të rëndë. Ajo është prekur dhe përlotur teksa ka folur për njeriun e shtrenjtë të saj dhe përjetimet pas ndarjes së tij nga jeta.

“Kjo periudhë për mua ka qenë luftë shpirtërore…Unë nuk kam humbur babanë, kam humbur shokun tim më të mirë, njeriun më të rëndësishëm të jetës time. Babai gjithmonë më thoshte ti je e fortë, je e fortë… dhe kjo më ka vënë në një përgjegjësi shumë të madhe. Unë jam më e vogla dhe më duhet të jem e fortë për nënën time, për motrën dhe për 5 hallat e mia dhe e kanë vuajtur shumë humbjen e vëllait të tyre. Më ka ndihmuar shumë vëllai im, djali i xhaxhait tim Ilir Dembacaj, i cili ka qenë prezent në momentet më të vështira ta jetës time. Gjendjen e komës mos e provoftë njeri në botë, është gjëja më e tmerrshme. Kisha frikë të hapja telefonin edhe kur bëhej fjalë për punë, pasi mendoja se më merrnin nga spitali”, u shpreh Rudina e përlotur.